EKSKLUZIVE: Policia bastis objektin, pronë e Komunës së Zveçanit të shfrytëzuar nga struktura paralele serbe

Policia e Kosovës po vazhdon aktivitetin e vet për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe kushtetuetshmërisë në veriun e vendit.
Në vazhdën e kësaj, sot Policia e Kosovës po kryen një bastisje në objektin afarist që është pronë e Komunës së Zveçanit, e cila u shfrytëzuar nga sturkturat paralele serbe dhe Mbrojtja Civile, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.
Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se në objektin që është pronë e komunës e ku kanë funksionuar strukturat e financuara nga Serbia, Policia e Kosovës ka gjetur thasë të shumta të mbushura me rërë të cilat dyshohet se janë përdorur si barrikada për bllokim të rrugëve.
Veç tyre, Policia ka hasur edhe në rërë të papërgatitur e cila dyshohet se u përdor për qëllime të njejta.
Bastisja në objektin ilegal po vazhdon ende. “Mitropol” do ju mbaj të informuar me të gjitha zhvillimet.