EKSKLUZIVE: Policia e Kosovës arreston 10 persona të maskuar në shesh, terrorizuan qytetarët

Policia e Kosovës pak minuta më parë ka arrestuar një numër prej 10 personash në sheshin kryesor në Prishtinë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.
Burime të mirëinformuara të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se këta 10 persona të maskuar kishin pranë vetes edhe qenë, duke ngjallur frikë të madhe tek kalimtarët.
Siç bëhet e ditur, maskat dhe qenët ishin pjesë e një koreografie, pasi të njejtit ishin duke incizuar një video-klip në shesh, mirëpo, për këtë veprim nuk kishin kërkuar leje nga Policia e Kosovës e as nga Komuna e Prishtinës.
Të njejtëve siç mëson “Mitropol” u janë konfiskuar 15 maska.
”Mitropol” ka tentuar të bisedojë edhe me zëdhënësit e PK për Prishtinë, Flora Ahmetin dhe Agron Borovcin por të njejtit ishin të paçasshëm në telefon deri në momentin e publikimit të këtij artikulli./Mitropol/








