Active 2
02KOSOVËLAJME

Ekskluzive: Policia po bastis një depo farmaceutike në Mitrovicë të Veriut

Foto ilustrim, Mitropol

Një depo farmaceutike në Mitrovicën Veriore është cak i një bastisjeje që po kryhet nga Policia e Kosovës në veri.

Policia po shoqërohet nga zyrtarë nga Dogana dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime të veta.

Premium Store

Burime të “Mitropol” njoftojnë se bastisja po kryhet bazuar në dyshime për produkte ilegale ose armatim.

Bastisja është duke vazhduar ende. “Mitropol” do ju mbajë të informuar për detajet.

Active