
Sot, Partia Demokratike e Kosovës nënshkruan marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Mitrovicë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.
Ky koalicion ishte sinjalizuar edhe më parë nga kandidati i PDK-së për kryetar, Arian Tahiri.
LDK do rreshtohet në mbështetje të Tahirit.
Për këtë koalicion partitë kanë marrë edhe “aminin” e nivelit qendror.
Veç me LDK-në, PDK ka koalicion edhe me AAK-në, AKR-në dhe KDTP-në karshi Faton Pecit të VV-Guxo./Mitropol/







