Ekskluzive: Takimi i Kurtit me Hamzën dhe Atiqin lidhet me diskutimet që derivojnë nga Pakoja e Ahtisaarit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot kryetarët e komunave të Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore.
Takimi i Kurtit me Hamzën menjëherë ngriti në opinionin publik dyshimet për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së pasi Hamza është kandidat i PDK-së për kryeministër.
Por “Mitropol” mëson ekskluzivisht nga burimet e veta brenda takimit se arsyeja e takimit veç tjerash ishte një diskutim për Bordin e Pärbashkët të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, i cili do të zhvillojë bashkëpunim funksional ne fushat e kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.
Ky Bord është derivat i Pakos së Ahtisaarit
Bordi per Komunen e Veriut qe derivon nga Pakoja e Ahtisaarit si pjesë e Nenit 13 – Mitrovica, në Ankesin III që lidhet me Decentralizimin.
Kjo është përmbajtja e Nenit 13:
- 13.1 Në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës do të krijohen dy komuna, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, me kufij komunal të përcaktuar në shtojcën e këtij Aneksi III.
- 13.2 Do të krijohet një Bord i Pärbashkët i komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, i cili do të zhvillojë bashkëpunim funksional ne fushat e kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.
- 13.3 Bordi i Përbashkët do të perbähet nga njembëdhjete (11), nga të cilët nga pesë (5) anëtare do të zgjidhen nga dy komunat, dhe një (1) perfaqesues nderkombëtar qe do të zgjidhet nga PCN. Bordi i Përbashkët do të udhëhiqet nga perfaqësuesi ndërkombëtar.
- 13.4 PCN do të hapë në Mitrovicë një zyrë e cila do të fokusohet, posaçërisht, në fushat e sigurise/sundimit te ligjit, lirise se lévizjes/kthimit, te drejtave pronésore/te banimit, dhe zhvillimit ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX të kesaj Marrëveshje.
- 13.5 Gjatë periudhës tranzitore prej 120 ditësh, PSSP do të krijojë strukturat e perkohshme komunale, në bashkërendim me PCN, për komunën e re te Mitrovices së Veriut, sipas kufijve te përcaktuar në dokumentin e bashkëngjitur këtij Aneksi. Pas perfundimit të periudhës tranzicionit, këto struktura të përkohshme komunale do të mbesin nën autoritetin e PCN, deri në mbajtjen e zgiedhjeve të para lokale në këtë komunë.
”Mitropol” tentoi që në lidhje me këtë çështje të marr deklaratën e Kurtit por i njejti nuk u ndal fare. As Hamza nuk ishte i çasshëm në telefon.
Kujtojmë se në takim me Kurtin ishte edhe Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal./Mitropol/