
Tre persona sapo kanë kryer një tentim grabitje në Shkabaj të Prishtinës, njoftojnë burime ekskluzive të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës.
Siç mëson “Mitropol” cak i hajnave ishte selia e Taxi “Genti” në këtë segment rrugor.

Policia e Kosovës është lajmëruar menjëherë për rastin dhe ndodhet në kërkim të tre personave të dyshuar.
Për fat të mirë, grabitësit nuk kanë arritur të vjedhin asgjë nga zyra e kësaj kompanie./Mitropol/








