02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Trupi i një personi nxirret nga Liqeni Akumulues, dyshohet se s’pati shenja jete

Pak minuta më parë një trup që dyshohet se nuk pati shenja jete u nxorr nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë, raporton ekskluzivisht “Mitropol”.

Market Florenti
Roadside

”Mitropol” ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur qytetarët bashkë me Policinë e Kosovës tërhoqën trupin dhe e nxorrën nga uji me ndihmën e litarëve.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Në vendin e ngjarjes arritën menjëherë edhe ekipi i Emergjencës me auto-ambulancë.

Ende nuk dihen rrethanat se si personi, identiteti i të cilit mbetet i panjohur përfundoi në ujërat e liqenit artificial i cili në pjesën veriore të tij furnizohet nga lumi Ibër.

Mitropol ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për rastin.