Aurora Group
02LAJMESPORT

EKSKLUZIVE: Turku Engin Gençoğlu arrin marrëveshje me Trepçën, sot do të arrijë në Kosovë

Trejneri turk Engin Gençoğlu i cili pak kohë më parë u largua nga ekipi turk Konyaspor, tashmë ka nënshkruar me KB “Trepçën”, bëjnë të ditur burime ekskluzive të “Mitropol”.

Gençoğlu pritet ta nisë detyrën duke arritur sot në Kosovë, pas marrëveshjes së arritur me Trepçën.

Premium Store

Kështu, numri i trajnerëve turq në ligën kosovare me 8 ekipe u rrit në 4 (Aziz Bekir në KB “Ylli”, Ahmet Kandemir në KB “Prishtina”, Can Sevim në KB “Peja”).

E renditur e katërta në Ligën e Kosovës, Trepça në fundjavë do të përballet me KB Pejën.

KB Trepça pas humbjes nga Prishtina kishte njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Alek Jonçevski, shkruan Mitropol.

Burime të “Mitropol” të afërta me klubin njoftuan se Ilir Selmani është emëruar kryetrajner i përkohëshëm i Trepçës, gjersa edhe Besim Braha siç raportoi ekskluzivisht “Mitropol” iu bashkangjit klubit mitrovicas.

“Mitropol” tri ditë më parë raportoi duke u thirrur në burime ekskluzive se Engin Gençoglu ishte i përfoluri për stolin e trejnerit të minatorëve./Mitropol/

Weelnes