
Mbrëmë në orë të vona të mbrëmjes një incident trafiku ka ndodhur në lagjen Pejton pranë “Hotel Prishtina” ku një veturë ka goditur një vajzë.
Burime ekskluzive të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se vajza që është goditur nga vetura është vajza e ish-themeluesit të Grupit të Kumanovës, Beg Rizajt.
Beg Rizaj, ishte njëri ndër pjesëmarrësit dhe besohet organizator i “Grupit Kumanova”, grup i cili më 9 maj të vitit 2015, kishin zhvilluar luftime me forcat e Sigurisë të Maqedonisë, ku Rizaj mbeti i vrarë.
Siç mëson “Mitropol” nga burime ekskluzive, e njejta u shtye zvarrë nga vetura për disa metra, për çka pranoi tretman mjekësor.
”Mitropol” ka mësuar nga burime brenda Policisë se kjo goditje ishte e qëllimshme dhe kishte për motiv një përleshje mes Rizajt dhe vajzave që e goditën me veturë.
Portali do ju informojë me detajet e rastit gjatë ditës së sotme./Mitropol/








