Ekskluzive: VV i dërgon mesazh të brendshëm anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, u kërkon t’i bartin kompetencat e vendimmarrjes kryesisë së partisë

Në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një mesazhi të brendshëm dërguar delegatëve të këshillit të përgjitshëm të partisë ka kërkuar nga anëtarët që brenda ditës të votojnë për bartjen e kompetencave për vendimmarrje kryesisë së partisë.
Në mesazhin që ka siguruar ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet brenda partisë thuhet se kjo kërkesë e tyre vie me qëllim të efikasitetit për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky mesazh lë të në kuptohet se VV po përgatitet për formimin e qeverisë nesër dhe se kërkon nga anëtarët t’ua japin lirinë e vendosjes për koalicionet e mundshme, emërimet eventuale dhe shpërndarjen e posteve për partnerët e koalicionit.
Siç ka mësuar “Mitropol”, të gjithë delegatët ftohen të votojnë përmes emailit deri në ora 14:00 me opsionet PËR, KUNDËR dhe ABSTENIM./Mitropol/








