Dukato 2
KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka marrë flakë. Kështu mëson “Mitropol” nga burime brenda Policisë së Kosovës.

Të njejtat burime bëjnë të ditur se tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet zv.ministri i Drejtësisë.

Active

IML është vendi ku janë mbajtur dhe ishin zhdukur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Mostrat ishin kthyer aty ku kanë qenë më herët.

“Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, kishte njoftuar më pas ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Mostrat që ishin gjetur ishin të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria kishte shkuar në vendngjarje dhe i kishte marrë provat e nevojshme.

Nuk duhet nëse arsyeja e zjarrit lidhet me ndonjë rast brenda IML-së./Mitropol/

Active 1