
Agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës, ndërsa një nga figurat kryesore të Agjencisë serbe të Sigurisë (BIA), Bojan Dimiq qëndron në krye të tyre, thonë ekspertë të sigurisë në vend.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thekson se Dimiq i kontrollon në tërësi këta eksponentë, të cilët i quan “idiotë të shfrytëzuar”.








