Aurora Group
KOSOVËLAJME

Eksperti i Sigurisë, Elezaj: AKI-ja duhet të hulumtojë urgjentisht burimet se nga po vijnë thirrjet për protesta te Ura e Ibrit

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezaj, ka folur për portalin Dukagjini për thirrjet të cilat po vijnë për protesta të Ura e Ibrit, ku ai ka thënë se këto thirrje mund të jenë nga shërbimi sekret serbo-rus.

Dhe sipas tij, Agjencioni për Inteligjencë  i Kosovës duhet të jetë vigjilente që t’i gjejë këto profile se nga vijnë këto thirrje që janë kërcënim për sigurinë kombëtarë të Kosovës.

Aurora Group

“AKI-ja duhet të hulumtojë urgjentisht burimet se nga po vijnë thirrjet [për protesta të Ura e Ibrit] dhe të fillojë procedura për ndjekin e tyre sepse këto thirrje kanë të bëjnë me direkt për organizim për destabilizim[ të Kosovës] të cilat e atakojnë sigurinë kombëtare”, ka sqaruar Elezaj.

“Thirrjet  publike që tani janë shfaqur në rrjet sociale përkatësisht në TIktok, vërtetë janë shumë shqetësues në aspektin e sigurisë. Këto janë të rrezikshme se mund të kemi përplasje të qytetarëve shqiptarë me Policinë e Kosovës por edhe me ndërmjet qytetarëve shqiptarë edhe atyre serbë”, ka thënë Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezaj.

Sipas tij kjo thirrje mund të jetë e bërë nga inteligjenca e shtetit serb apo ruse.

“Kjo thirrje për protestë mund të vijë nga strukturat e sigurisë të shteti serb apo ruse që kanë për synim ta bindin faktorin ndërkombëtar se janë shqiptarët ata që janë element i destabilizimit në veri të Mitrovicës dhe të gjithë rajonit”, ka përfunduar ai.

Weelnes