Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar dje se Policia ka parandaluar një sulm terrorist në afërsi të Zveçanit, ku një makinë me targa të Beogradit kishte brenda shok-bomba, uniforma, çanta suhtarake, municion e mjete eksplozive.
Në lidhje me këtë rast ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.
Ibishi tha se mund të priten sulme terroriste nga Serbia.
Ai u shpreh se diçka të tillë e ka deklaruar edhe vetë ‘Lista Serbe” përmes Igor Simiq.
“Në bazë të asaj çfarë u shpërnda dhe u informu opinioni nga Ministri i Brendshëm për ndalimin e një automjeti me armatim, antiblind, mjete plasëse eksplozive dhe pushkë automatike, tregon se është pritur që herët që grupet e sktremistëve janë trajnuar në disa qendra ushtarake, në afërsi të kufirit si në Rashkë dhe kanë një informacion ushtarak të përcaktuar”, tha Ibishi.
Nuredin Ibishi, Ekspert sigurie
Sveçla, ka njoftuar se dje se është identifikuar një veturë me targa të Beogradit në afëri të Zveçanit, në të cilën kishte armë, shok-bomba, uniforma, çanta suhtarake, municion e mjete eksplozive.
Ai tha se ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.
“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë.Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake” shkruan Sveçla.