Medi
KOSOVËLAJME

Ekspozoi armë në rrjete sociale, Policia arreston të dyshuarin në veri

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme tek Ura e Bistricës në veri të Kosovës.

I arrestuari po dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Active 1

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veriu, Veton Elshani, i dyshuari kishte ekspozuar armën në rrjete sociale.

“Tek i dyshuari nuk e kemi gjetur armën, mirëpo ai e kishte ekspozuar atë në rrjete sociale” – ka thënë Elshani.

Arma në fjalë është një pushkë automatike.

Zëvendësdrejtori Elshani ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Active