Elshani e konfirmon për “Mitropol”: Gjetëm një trup të vdekur në veri, dyshohet se ka vdekur aksidentalisht nga rënia e drunjëve mbi te

Foto ilustrim
Pak më parë “Mitropol” raportoi nga burime ekskluzive se një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës sot, rreth 20 km në thellësi të maleve në Leposaviq në veri të vendit.
Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, gjersa trupi i pajetë nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes.
Rastin e konfirmoi për “Mitropol” zëvendësdrejtori i PK-së për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se është raportuar një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë.
“Dyshojmë se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që i kanë rënë përmbi trupin e viktimës (aksidentalisht)”, tha Elshani për “Mitropol”.
Bëhet e ditur se personi i vdekur është i nacionalitetit serb./Mitropol/








