
Pak minuta më parë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht nga burimet e veta se Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në Leposaviq.
Laboratori u zbulua në fshatin Mikoicë të Leposaviqit, pranë Bello Bërdos.
Zv. drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi raportimin ekskluziv të “Mitropol”, duke pohuar se Policia ka gjetur një laborator droge në Leposaviq.
“E konfirmoj që një laborator me bimë narkotike marihuanë është gjetë nga ana e Policëve tonë në komunën e Leposavicit”, tha Elshani për “Mitropol”.
Sipas informatave që posedon “Mitropol”, Policia ka arritur të konfiskoj një sasi të konsiderueshme substancash.