LAJME

Elshani: Rënia e Afrimit Bunjakut ka qenë një goditje për ne

Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se rënia në detyrë e Rreshterit Afrim Bunjaku ka qenë një goditje.

Market Florenti
Roadside

Në Klan Kosova, ai ka deklaruar se policia në pjesën veriore të vendit merr çdo ditë vendime të rënda e të vështira.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

“Rënia e Afrimit ka qenë një goditje për ne, mirëpo kjo na bënë edhe më të fortë ne normalisht e vazhdojmë punën tonë në drejtim të vendosjes së ligjshmërisë në këtë vend, në ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve të vendit”.

“Çka mund të them është se unë si zëvendësdrejtor çdo ditë e çdo natë marrë vendime shumë të rënda dhe shumë të hidhura, vendimet merren në varësisë të objektivave që ne i kemi. Dua ta them për qytetarët marrim çdo ditë vendime shumë të rënda dhe shumë të vështira, në mëngjes e përshëndetim kolegun dhe në mbrëmje nuk e dimë a vie ai”, ka thënë Elshani.