KOSOVËLAJME

Elshani thotë se ende “nuk ka të arrestuar” për atentatin ndaj Marko Jabllanoviqit

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje në lidhje me atentatin ndaj Marko Jabllanoviqit.

Ai ka njoftuar se aktualisht nuk ka të arrestuar për rastin në fjalë por se hetimet po vazhdojnë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Nuk mund të flasim për të dyshimtë por mund të themi se jemi duke e hetuar seriozisht këtë rast. Dyshohet se një person ka tentuar ta shkrepë armën e tij që nuk i ka shkrepë në drejtim të këtij personi. Policia po merret me këtë rast dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. Të gjitha informacionet që thuhet në publik, i shqyrtojmë dhe dërgojmë te prokurori.. çdo fjalë publike që del në publik e marrim e vendosim në dosje. Prokurori është ai që i udhëheqë hetimet”, tha ai në RTVD.

Në lidhje me çështjen e kërcënimit të sigurisë, Elshani tha se “nuk e cenon në masë të madhe”, dhe se puna e tyre është t’i parandalojnë veprat penale.

“Jemi përballë me situata të rënda deri më tash, e cenon ndoshta por jo në masë të madhe. Ne kemi policisë të vrarë në Banjskë… e kemi detyrën tonë, puna jonë është t’i parandalojmë veprat penale e në rast se ato ndodhin t’i ndriçojmë. Atje ku na dërgojnë provat atje edhe shkojmë”, shtoi Elshani.