LAJME

Elshani: U kemi dërguar ftesë për intervistim 5 personave, kishin njohuri ose menaxhonin objektet e Komunave Paralele

Policias e Kosovës është duke zhvilluar intervistime dhe duke i marrë në pyetje disa persona, që ishin në menaxhim të institucioneve paralele në veriun e Kosovës.

Market Florenti
Roadside

Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Drejtorit për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Elshani ka thënë se ftesë u është dërguar pesë personave, ku katër nga ta policia i ka gjetur në shtëpitë e tyre, kurse njërin jo.

“Pardje Policia e Kosovës, ka dërguar ftesa për intervistim për pesë persona, njërin nga ta nuk e ka gjetur në shtëpi, ndërsa katër të tjerët po. Tash fillojnë intervistimet e tyre në stacion të policisë, varësisht nga nevoja që i ka paraqitur prokuroi bashkë me hetuesit”, tha Elshani.

Ndërsa i pyetur se a janë dy nga ta ish-kryetarët e Komunave Paralele, Elshani as nuk e ka mohuar, e as pohuar, por ka thënë se janë njerëz që kanë njohuri, ose kanë menaxhuar me ato objekte.

“Ata janë njerëz të cilët kanë njohuri, ose kanë qenë në pozita menaxheriale të atyre ndërtesave”, ka thënë Veton Elshani.