Aurora Group
KOSOVËLAJME

Emocionon i moshuari: Bukën veç me long kam me hongër, e pensionin për fondin e FSK-së do ta jap, edhe jetën e jap për ushtri

Një qytetar i moshuar ka emocionuar publikun kosovar gjersa ka folur për Fondin e Sigurisë, për të cilin kryeministri Albin Kurti ftoi qytetarët të dhurojnë para për forcimin e ushtrisë, shkruan Mitropol.

Ai tha se është në pension, mirëpo do e jap gjithë pensionin e do të hajë vetëm bukë e long, në mënyrë që të forcohet ushtria e Kosovës, madje thotë se është i gatshëm ta jap edhe jetën për këtë qëllim.

London

“Unë jam pensioner. Krejt pensionin e jap e një muaj ha veç me long, na jem shqiptarë. Edhe jetën e jap për Ushtri të Kosovës se lëre tjerat. Qaq kam, një pension e kam, edhe atë e jap.”, shprehet i moshuari, transmetoj Mitropol.

“Politikanëve s’ja i numëroj se kanë dhënë, sepse ata kanë marrë. E kanë rrogën e lartë e kanë dhënë pak, ku ta di sa. Është e jemja më e vlefshme, pensionin e jap për ata.”, thotë mes tjerash ai.

“Politikanët vet po i ndajnë paratë, po e marrin rrogën e madhe. Vallahin me pasë rrogën 3000 euro, rrafsh 2000 i jap për ushtri, 1000 i lë. Edhe 1000 shumë janë, 500 i lë për vete.”, u shpreh plot emocion i moshuari kosovar./Mitropol/

Weelnes