Aurora Group
KOSOVËLAJME

EMRAT| Këta janë zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan sot nga Policia e Kosovës

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në aksionin që po zhvillohet në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, në kuadër të aksionit “Brezovica”.

Burime të Demokracia bëjnë të ditur se dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që u arrestuan sot janë Bedri Halimi dhe Mustafë Hyseni. Dy të arrestuarit janë zyrtarë të Departamentit të Shpronësimit.

Market Florenti

Ndërsa, pesë të arrestuar janë qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Po ashtu, bastisje pati edhe në objektin e Ministrisë së Mjedisit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.

Koha