
Tre shtetas të huaj janë parë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh pasditen e sotme të cilët janë pikasur nga ana e ushtarëve shqiptarë të janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.
Si pasojë e sprijet helmues që i është hedhur ndaj ushtarëve shqiptarë, kanë mbetur të plagosur Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, rusët pretendonin se ishin turistë. Ata kanë fotografuar ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh. Ushtarët shqiptarë ju afruan dhe i kërkuan shpjegim pasi i kanë informuar se është zonë ushtarake e nuk lejohet fotografimi apo filmimi.
Rusët tentuan të largoheshin dhe ushtarët këmbëngulën për t’i verifikuar. Në këtë moment, rusët i helmuan me spraj djegës. Ata tentuan të largohen, por u kapën nga autoritetet dhe po hetohen.
Ndërkohë në çantën e njërit prej këtyre personave janë gjetur mjete që përdorin agjentët. Zyrtarët kanë mundur të sekuestrojnë njërën nga çantat që mbante njëri nga dy personat që sulmuan ushtarët shqiptarë.
Ngjarja po hetohen nga agjentët e Anti-Terrorit, të cilët po marrin në pyetje shtetasit e huaj që sulmuan ushtarët shqiptarë.
/Gazeta Express








