
Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës në një intervistë të dhënë për gazetën Bota Sot ka folur për zgjedhjet lokale të këtij vitit dhe kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Armend Agolli në këtë intervistë duket se i ka dhënë vetës atribute të tilla të cilat do ta zhgënjejnë me rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit 2021. Ai ka theksuar se me ardhjen e tij si kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës vota e LDK-së në Mitrovicë është trefishuar.
Mirëpo, sondazhet e realizuara Agollin po e qesin në fund të garës, me një përqindje shumë të vogël të votave, gjë që është tregues i mirë se LDK kësaj here nuk ia ka qëlluar me kandidat për kryetar të komunës.
Ani pse thekson se vota e LDK-së është trefishuar, në anën tjetër Agolli e pranon se një pjesë e qytetit nuk e njeh pasi ka jetuar dhe vepruar në Suedi, mirëpo kjo siç duket nuk e dëmton shumë matematikën e trefishimit të kandidatit të LDK-së.
Se cili do të jetë rezultati i Armend Agollit në këto zgjedhje, a do të arrij ta “fitoj” Mitrovicën pa ballotazh, mbetet të shihet me 17 tetor. /Mitropol/








