“Ëndrra e saj ishte të bëhej doktoreshë”, rrëfimi i familjares për 17-vjeçaren e vrarë në Gllogjan

Një nga viktimat e tragjedisë në Gllogjan është një nxënëse 17-vjeçare, që është e bija e një veterani. Kështu ka bërë të ditur vajza e hallës së viktimës.
Laureta Kosumi , ka thënë se vajza ishte duke u kthyer nga shkolla. 17-vjeçarja ishte nxënëse e mjekësisë, e që dëshirë kishte të bëhet një doktoreshë.
Kosumi tha se familjarët janë të shokuar dhe se gjendja në familjen e viktimës është e rëndë.







