Market Florenti
02

Erand Kunoviku, kandidati për asamble i cili pritet t’ia kthej namin AKR-së në Mitrovicë

Një nga emrat aktiv të qytetit të Mitrovicës, Erand Kunoviku pritet që t’i futet garës për Asamble Komunale në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Kunoviku do garojë nën emblemën e AKR-së e madje është edhe shpresa e partisë për t’ia kthyer namin që dikur partia kishte në Mitrovicë.

Weelnes

Kunoviku është zotuar që do i adresojë sfidat e qytetarëve në qeverisjen lokale të Mitrovicës, dhe do të kujdeset që ky adresim të gjejë përgjigje.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, familjar dhe bashkëqytetar

Mitrovicën po e presin zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, proces ky që do ti zgjedhë edhe përfaqsuesit e qytetarëve të Mitrovicës në Kuvendin Komunal.
Unë Erand Kunoviku si qytetar aktiv i Mitrovicës, në këto zgjedhje do të garoj për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në listën e AKR-së.
Vota juaj është obligim për mua, të ju përfaqësojë në qeverisjen e ardhshme lokale të Mitrovicës. Problemet e sfidat e juaja do ti adresoj në qeverisjen lokale të Mitrovicës, do të kujdesem që ky adresim të gjejë përgjigje.
Andaj, sot po ju njoftoj për rrugëtimin tim të ri politik ndërsa në ditët në vazhdim do të ju njoftoj edhe konkretisht për planet e mia për Mitrovicën.
Sinqerisht,

Koha