Erden Atiq është kandidati i shumicës së partive politike për kandidat për kryetar në Mitrovicën e Veriut

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, VAKAT, Shoqëria Civile dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve pakicë, janë bërë bashkë sot në Mitrovicë të Veriut, për të mbështetur kandidaturën e Erden Atiq, që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të garoj për kryetar të Mitrovicës së Veriut.
Përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike dhe organizata të Shoqërisë Civile, u mblodhën për të diskutuar e për t’u dakorduar për zgjedhjet komunale të këtij viti.
Se do jetë kandidat i partive shqiptare dhe atyre të komuniteteve joshumicë e deklaroi vet Atiq.
Ai tha se partitë u pajtuan njëzëri që Erden Atiq, të jetë kandidat për kryetar në këtë komunë, ndërsa Skender Sadiku të jetë bartës i listës për asamble komunale në Mitrovicën e Veriut.
“Iniciativa qytetare” është vendosur emri i listës aktualisht mirëpo, Atiq thotë se janë edhe disa propozime tjera për të cilat do të vendoset orëve apo ditëve në vazhdim.
Kjo është hera e parë që të gjithë shqiptarët bëhen bashkë karshi partive serbe në veri./Mitropol/








