Medi
LAJME

Erdogan telefonon Trump: Ndalimi i sulmeve nga Izraeli është vendimtar për paqen në rajon

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë në platformën sociale NSosyal, dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Gaza. Erdogan i theksoi Trump se ndalimi i sulmeve nga Izraeli është vendimtar për përpjekjet drejt vendosjes së paqes në rajon.

Active

Gjatë bisedës, Erdogan nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Turqisë dhe SHBA-së në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes. Ai kujtoi vizitën e tij në Washington javën e kaluar, ku zhvilloi një takim mbi dy orësh me presidentin amerikan, duke theksuar se kjo ka forcuar më tej marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washingtonit.

Erdogan shtoi se Turqia po bën përpjekje intensive për të siguruar paqe dhe qetësi në rajon, sidomos në Gaza, duke theksuar se Ankaraja mirëpret çdo nismë që synon këtë objektiv. Ai gjithashtu nënvizoi se vendi i tij ka përshpejtuar përpjekjet diplomatike dhe do të vazhdojë të kontribuojë për paqen rajonale.

Active