Erdogani thotë se Turqia mund të hyjë në Izrael për t’i ndihmuar palestinezët
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë të dielën që Turqia mund të futet në Izrael siç ka bërë më parë në Libi dhe Nagorno-Karabakh.
Sidoqoftë, ai nuk e ka qartësuar se për çfarë lloji të intervenimit po sugjeronte, shkruan Reutersi.
Kritiku i madh i ofensivës izraelite në Gaza e diskutoi këtë gjatë një fjalimi ku po e lavdëronte industrinë turke të mbrojtjes.
“Ne duhet të jemi të fuqishëm asisoj që Izraeli të mund të mos i bëjë këto gjëra absurde ndaj Palestinës”, ka thënë Erdogani.
“Ashtu sikur u patëm futur në Karabakh, ashtu si u patëm futur në Libi, mund t’ua bëjmë edhe atyre ngjashëm”.