KOSOVËLAJME

Erërat e fuqishme në Prishtinë, evidentohen 12 raste me dëme materiale

Mot i keq dhe erëra të forta nga 20 deri në 80 km në orë janë paralajmëruar për sot në Prishtinë.

Ekipet për siguri dhe emergjencë, por edhe zjarrfikësit nga mesnata janë në gatishmëri për t’u përballur eventualisht me ndonjë rast.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjencë në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të fuqishme që kanë fryrë sot në kryeqytet janë regjistruar 12 raste me dëme të vogla materiale.

Ai shtoi se në shumicën e rasteve ka pasur pjesë të llamarinave dhe të kulmeve që janë shkëputur nga objektet si pasojë e erërave të fuqishme.

Ndryshe, me qëllim të shmangies së ndonjë rreziku për qytetarët është bërë edhe njëherë izolimi i ndërtesës së komunës në “Arbëri”.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që po çdo rast rreziku të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat e telefonit 0800 112 33 ose 0800 112 44.