Premium Store
02LAJME

Ergin Kunoviku – Nr. 07 i AKR-së për Asamblenë Komunale të Mitrovicës

 

Inxhinier i Xehetaro-Metalurgjisë dhe aktivist i hershëm, Ergin Kunoviku është emër i njohur për mitrovicasit. Që nga demonstratat studentore të viteve ’80, për të cilat u burgos nga regjimi jugosllav, e deri tek kontributi i tij në organizatën humanitare “Nëna Terezë” dhe në sistemin paralel arsimor në vitet ’90, ai ka dëshmuar gjithmonë përkushtim e guxim, shkruan Mitropol.

Weelnes

Gjatë luftës çlirimtare, ai kontribuoi në logjistikën e UÇK-së, ndërsa pas saj ka dhënë ndihmesë në rindërtimin e vendit përmes angazhimit në UNMIK, organizata ndërkombëtare dhe sot në Telekomin e Kosovës.

Si kandidat për Asamblenë Komunale nga radhët e AKR-së, Kunoviku synon të sjellë përvojën, ndershmërinë dhe vizionin e tij për një Mitrovicë më të zhvilluar e më të drejtë.

Ai beson se përmes Asamblesë Komunale mund të merren vendime të drejta që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ergin Kunoviku mban numrin 07 në listën e AKR-së.

Weelnes