Ersar Imeri, numri 25 i VV-së në Vushtrri që po gëzon mbështetje të madhe nga rinia dhe shoqëria

Një ndër kandidatët për Asamble Komunale në Vushtrri nga radhët e LVV-së, është Ersar Imeri, shkruan Mitropol.
Magjistër i historisë nga Pantina, ai njihet për qasjen moderne në mësimdhënie në “Kosovo Leadership Academy”, ku kombinon kreativitetin me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke sjellë frymë të re në arsim.
Përveç profesionit si profesor, Ersari ka organizuar aktivitete edukative dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore, duke dëshmuar përkushtim ndaj dijes dhe komunitetit.
I lidhur ngushtë me vendlindjen, ai synon që pas 12 tetorit të kontribuojë për zhvillimin e Pantinës dhe Vushtrrisë.
Ersar Imeri mbanë numrin 25 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.








