Dukato 2
02LAJME

Ersar Imeri: Voto për drejtësi, jo për padrejtësi që fshihen pas buzëqeshjeve

 

Kandidati për Asamble Komunale nga radhët e LVV-së në Vushtrri, Ersar Imeri me anë të një postimi në facebook u ka kërkuar qytetarëve që të mos e votojnë në rast se ai nuk ka përfaqësuar asgjë që lidhet me jetën e tyre, shkruan Mitropol.

Active 1

Imeri i cili mban numrin 25 në listë, tha se ai ka folur për:

1️⃣. Fshatin model, sepse aty fillon zhvillimi.
2️⃣. Për arsim cilësor, sepse aty lind e ardhmja.
3️⃣. Për transparencë, sepse aty fillon drejtësia.

Postimi i plotë:

🟥 MOS MË VOTO NËSE… 🟥👇

Mos më voto nëse nuk kam përfaqësuar asgjë që lidhet me jetën tënde.
Sepse vota është besim, dhe duhet dhënë vetëm aty ku gjen vlera.

Ama, nëse ke parë tek unë sinqeritet, përkushtim dhe qëllim të pastër,
atëherë e di që kemi të njëjtin drejtim.

Unë s’kam bërë foto me njerëz të rëndësishëm, sepse s’dua të krijoj një imazh që s’është i vërtetë.
Nuk dua të dukem ‘dikushi’, dua të jem njëri prej jush.

1️⃣. Kam folur për fshatin model, sepse aty fillon zhvillimi.
2️⃣. Për arsim cilësor, sepse aty lind e ardhmja.
3️⃣. Për transparencë, sepse aty fillon drejtësia.

Voto për dinjitet, jo për interes.
Voto për drejtësi, jo për padrejtësi që fshihen pas buzëqeshjeve.
Voto për barazi, jo për privilegje.

Sepse vetëm kur votojmë për vlera,
ne votojmë për të ardhmen që duam.
🔴 BASHKË për drejtësi, BASHKË për barazi.

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅
Ersar Imeri 2️⃣5️⃣✅

Dukato 1