Premium Store
KOSOVËLAJME

Escobar deklarohet për zgjedhjet në veri: Do ta njohim rezultatin e tyre edhe nëse serbët i bojkotojnë

ShBA është deklaruar për zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diel, me 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës.

Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë duke u bojkotuar nga partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe. Qytetarët serbë kanë paralajmëruar protesta në ditën e votimeve dhe zgjedhjet pritën të mbahen në kontenjerë dhe me asistencën e policisë.

Weelnes

Në një intervistë për “Tanjug”, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se ShBA do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në edhe nëse serbët do t’i bojkotojnë, teksa u ka bërë thirrje atyre që të kthehen në institucionet e Kosovës.

“I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar.

“Kemi kërkuar që serbët të kthehen në institucione që të mos ketë arsye që shqiptarët etnikë të jenë të pranishëm atje . Kjo është një pyetje vërtet komplekse. Do të duhet një kompromis nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”, tha Escobar.

Ai u tregua i ashpër me serbët, duke iu kërkuar që t’i ndalin djegiet e automjeteve, pasurisë së palujtshme dhe kërcënimet ndaj komunitetit serb.

“Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tha ai.

Koha