Premium Store
KOSOVËLAJME

Escobar: Do të ketë pasoja për Kosovën nëse vazhdon të injorojë këshillat tona

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online për media ka folur lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me Kosovës dhe Serbisë dhe për tensionet në veri të Kosovës.

Në këtë konferencë Escobar tha se gjithçka që kanë bërë 90 ditët e fundit ka qenë në favor të Kosovës.

Dukato 1

“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit ka qenë në favor të mbështetjes së Kosovës. Serbia nuk e donte Kosovën në Këshillin e Evropës ne e mbështetëm Kosovën. Serbia nuk i donte zgjedhjet (në veri të Kosovës), ne e mbështetëm Kosovën. Serbia nuk donte që ne t’i mbështesnim kryetarët e komunave (me shumicë serbe në veri të Kosovës) dhe ne nuk e bëmë atë që donte Serbia”-tha Escobar.

Ai foli edhe në lidhje me kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës duke thënë se SHBA i ka përkrahur kryetarët e rinj, po që theksoi se kërkesa e SHBA-së ka qenë që kryetarët të punojnë nga ndërtesa të tjera dhe jo nga ato të kuvendit komunal sepse sipas tij, kjo nuk ua humbet atyre legjitimin.

“Sa herë që ata mendojnë t’i përdorin ato ndërtesa si simbol të kundërshtimit të tyre ndaj planit evropian dhe amerikan, kjo dëmton marrëdhëniet ndërmjet grupeve etnike dhe mes Kosovës dhe komunitetit euroatlantik”-tha ai.

Sipas tij, nëse Kosova vazhdon ta injorojë këtë gjë atëherë do të ketë pasoja për Kosovën.

“Pra, kjo ishte kërkesa jonë e vetme nga Kosova dhe për çfarëdo arsye vazhdojmë ta refuzojmë, por ne do të vazhdojmë të insistojmë në të dhe nëse doni të flisni për pasojat, do të thoja se do të ketë pasoja nëse vazhdojnë të injorojnë këshillat tona”- tha i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

 

eKiosk