Është gati të kthehet në serialin më të shikuar në Netflix – për çfarë bëhet fjalë në të shumëpërfolurin “Squid Game”?

Edhe nëse nuk e keni parë serialin ose shakatë që bëhen me të në TikTok – ka shumë mundësi që me siguri keni dëgjuar për “Squid Game”.
Të gjithë kanë folur për serialin e ri të zhanrit thriller që është bërë një hit masiv që kur filloi në Netflix dy javë më parë, shkruan BBC.
Në fakt, seriali korean – i përqendruar në një lojë brutale të mbijetesës – është në rrugën e tij për të mposhtur seriale të famshme si “La Casa de papel” dhe për t’u bërë seriali më i shikuar në gjuhë të huaj i Netflix-it.

Ndërsa zhanri i serialit nuk është i ri, pamjet e tij mahnitëse, personazhet e lidhura dhe studimi shqetësues i natyrës njerëzore kanë ngacmuar audeincën e mbarë botës.
Në “Squid Game”, një grup prej 456 personash, në borxhe dhe të dëshpëruar, joshen në një lojë të etur për gjak mbijetese, ku ata kanë mundësinë të largohen me 45.6 miliardë win korean (39 milionë dollarë) nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërash.
Lojërat janë mjaft të thjeshta – ato janë lojëra të fëmijërisë me të cilat lojtarët u rritën duke luajtur. Dhe kjo përballje e habitshme e lojës së fëmijës së pafajshëm me vdekje të dhunshme ka bërë që shikuesit të joshen më shumë nga ky serial.
“Njerëzit tërhiqen nga ironia që të rriturit e pashpresë rrezikojnë jetën e tyre për të fituar një lojë për fëmijë”, tha regjisori i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk në një intervistë.
“Lojërat janë të thjeshta dhe të lehta, kështu që shikuesit mund t’i kushtojnë më shumë vëmendje secilit personazh sesa rregullave komplekse të lojës”, tha ai.

Ekziston edhe elementi i nostalgjisë. Për shembull, sfida e lojës Dalgona e paraqitur në episodin e tretë është ajo që shumica e koreanëve kujtojnë nga koha kur e luanin si fëmijë.
Në sfidë, lojtarët duhet të presin me kujdes një formë nga një fletë karamele e hollë letre me një gjilpërë. Nëse marrin një formë shumë të ndërlikuar dhe ëmbëlsirat plasin, atëherë ata humbasin.
Një fans korean shkroi në Twitter: “Squid Game më bën të dëshiroj të ha përsëri Dalgona [karamele]. Kanë kaluar 20 vjet … A janë akoma në shitje? Nuk mendoj se mund të gjej një të tillë”.









