
Ndonëse jetojmë në shekullin 21 ku problemet si furnizimi me ujë të pijshëm duken si të tejkaluara, gjendja kështu nuk është nëpër shumë fshatra të Vushtrrisë, shkruan “Mitropol”.
E meqë gjendja është e tillë, kryetarit të këtij qyteti, Ferit Idrizit i krijohet mundësia të lavdërohet se po i kyçin lagjet e fshatrave në rrjetin e ujësjellësit. Por çka është edhe më keq, me ujë të pijes nuk janë furnizuar ende të gjitha fshatrat, andaj Idrizi premton se do e kryejnë edhe këtë punë.
Sipas njoftimit, me ujë të pijes do furnizohet nga ujësjellësi lagjja “Gashi” e fshatit Akrashticë.
Postimi i plotë:







