Aurora Group
02LAJME

Është vetë jetim mirëpo sot dhuroi 1250 euro për t’i blerë 125 çanta shkollore për jetimët mitrovicas

Sot ka ndodhur njëri nga gjestet më të bukura në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Një burrë në moshën madhore që është rritur vetë jetim ka dhuruar plotë 1250 euro për blerjen e 125 çantave shkollore për fëmijët jetim në Mitrovicë.

Market Florenti

“Dhurat prej ni vllaut qe osht rrit jetim”, shkroi burri në moshën madhore.

Këtë e ka publikuar Liridon Kurti, mitrovicasi që po qëndron në krye të iniciativës për blerjen e çantave për jetimët.

Postimi i Liridon Kurtit në facebook:

“Zakonisht shumica e donatorëve po insistojnë mos me i publiku, por kësaj rradhe nuk mundem pa e publiku. Ky mesazh sa më gëzoi po aq edhe më emocionoi. Një donator do të dhurojë 1250 euro për 125 çanta për jetimat. E veçanta e këtij donacioni është që edhe donatori është rritur jetim dhe nuk e ka harruar gjendjen në të cilën ka qenë më herët.

Zoti e shpërbleftë atë dhe të gjithë donatorët tjerë❤”

Weelnes