Medi
02KOSOVËLAJME

Eskalon protesta në Jarinjë, disa nga serbët thyejnë kordonin policor e nisen drejt kufirit

Një grup i protestueseve e kanë kaluar kordonin e policisë së Serbisë dhe janë nisur drejt pikës kufitare në Jarinjë.

Kjo vie pas protestës prej gati një ore në kufi, shkruan “Mitropol”.

Tripika

Sipas pamjeve live nga faqja “Srbin.info”, shihet se situata aktualisht është mjaft e tensionuar dhe protestuesit janë shumë afër kufirit, duke tentuar të futen në Kosovë.

Pas eskalimit është formuar një kordon i Njësive Speciale të policisë serbe për ta parandaluar eskalimin tutje.

Policia serba pastaj ka arrestuar një nga protestuesit i cili e ka kaluar kordonin e policëve të rendit të Serbisë.

Arrestimi i tij u bë duke u dëgjuar brohoritjet e protestueseve kundër.

Kujtojmë se në anën e Kosovës në kufi janë shtrirë telat gjemborë dhe aty po qëndrojnë forcat e shtuata të KFOR-it amerikan.

Lajmi në përditësim…

Premium Store