Medi
02KOSOVËLAJME

Evakuohen 31 banorë në Vushtrri për shkak të zjarrit që kaploi një zonë

Zjarri që është përhapur nga një fushë në dy shtëpi ka detyruar evakuimin e 31 banorëve në fshatin Studime e Ulët në Vushtrri të enjten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin dhe askush është lënduar.

“Është raportuar se nga zjarri është përfshirë një fushë me hamullore në sipërfaqe të madhe ku si pasojë nga zjarri janë përfshirë edhe dy shtëpi të pa banuara. Për shkak të rrezikut potencial nga zjarri, njësitë policore nga ai lokacion kanë evakuar 31 banorë të asaj zone. Njësitë e zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, njoftoi PK

Pellini
Weelnes