
Klubi i basketbollit Trepça do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me ekipin gjerman Basketball Löwen Braunschweig. Takimi do të luhet të mërkurën, në ora 18:30, në palestrën e njohur “Minatori” në Mitrovicë.
Nga klubi mitrovicas kanë bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve, duke ftuar qytetarët që ta mbushin palestrën dhe ta tregojnë fuqinë e Trepçës përballë kundërshtarit evropian.
“Evropa është këtu. Bashkë për Trepçën!”, është mesazhi që vjen nga skuadra mitrovicase, e cila synon të krijojë atmosferë të zjarrtë në shtëpinë e saj dhe të tregojë shpirtin luftarak që e karakterizon.







