Medi
02LAJMESPORT

Evropa vjen në “Minatori”: Trepça sot përballet me ekipin gjerman në FIBA Europe Cup

Sot, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Klubi i Basketbollit Trepça zhvillon ndeshjen ndërkombëtare ndaj ekipit gjerman Basketball Löwen Braunschweig, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, dhe atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi tifozët mitrovicas janë mobilizuar për të mbushur palestrën dhe për të përkrahur skuadrën e tyre në këtë përballje të rëndësishme evropiane.

Aurora Group

Nga klubi është bërë thirrje që qytetarët të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për ta treguar fuqinë dhe bashkimin e Trepçës, nën moton: “Evropa është këtu. Bashkë për Trepçën!”

Koha