Kompania “EX FIS” zyrtarisht është financuese e partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes. Kjo kompania për VV-në gjatë vitit 2019 ka dhënë afro 10 mijë euro donacion.
Logo të kompanisë së derivateve NIS nuk do të ketë në veri të Kosovës.
Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ua ka ndërprerë të martën veprimtarinë tri pikave të karburantit në veri të Kosovës, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ua ka ndërprerë kontratat e qirasë.
Mirëpo, logot e kësaj kompanie tashmë kanë filluar të zëvendësohen me një kompani tjetër që operon në Kosovë, por që del se është e afërt me pushtetin.
Kompania “EX FIS” është edhe zyrtarisht financuese e partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes.
“Vlera më e madhe e mallrave si donacion është nga kompania e derivateve, EX FIS me vlerë prej 9 mijë e 534 euro”, thuhej në një raport të publikuar vite me parë, shkruan Demokracia.com.
Në raportin që vetë VV e kishte deklaruar për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019, kishte konfirmuar se ka marrë para nga 366 persona, vlera e të cilave ka qenë 90 mijë e 212 euro.
Agjencia Kosovare e Privatizimit dje ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 5 pompave të derivateve pronë e NSH Ina dhe NSH Jugopetrol të cilat ndodhen në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Në konkursin e hapur nga Agjencia e Privatizimit thuhet se ofertat për pompat e karburanteve në veri të Kosovës do të hapen më 9 gusht, nga ora 10 deri në ora 12:00.
Duke komentuar mbylljen e këtyre pikave, ministri Xhelal Sveçla ka thënë se “epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon” dhe që krimi në pjesën veriore ka qenë i thellë dhe i organizuar me vite.
“Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘Nis Petrol’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Është e paqartë nëse këto pompa janë furnizuar me karburante nga NIS-i i Serbisë apo nga burime të tjera.
Hapja e pompës NIS në vitin 2016 ishte kundërshtuar ashpër nga autoritetet e Kosovës dhe notë proteste i ishte dërguar edhe Bashkimit Evropian dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare.
Autoritetet e Kosovës e patën cilësuar punën e kësaj kompanie të naftës në Mitrovicë të Veriut si përpjekje për të përhapur ndikimin e Rusisë në Kosovë dhe rajon