
Nën dyshimin se po abuzohet me produkte të mishit me afat të skaduar, sot Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin e AUV-it ka realizuar një plan operativ, shkruan Mitropol.
Në tri lokacionet: Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë është bërë kontrollimi i produkteve, prej nga janë gjetur rreth 2000 kilogram mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar. Një pjesë e produkteve është asgjësuar ndërsa një pjese u janë marrë mostrat për dërgim në laborator.
Fabrika që dyshohet se ka abuzuar me produktet e mishit, është fabrika “Buquku”.
Rasti është iniciuar si “Prodhim dhe vënie në qarkullim i artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ndërkaq hetimet janë duke vazhduar nga njësitet e DHKEK-së.








