Premium Store
02KOSOVËLAJME

Fadil Nura e Sami Lushtaku vizitojnë varrezat e Jasharajve pas marrjes së detyrës

Puna e parë që kryen pas marrjes së detyrës së kryetarit dhe nënkryetarit të Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku, ishte vizita e sotme në Kompleksin Memorial të familjes së komandantit Adem Jashari, shkruan Mitropol.

Nura tha se tek Jasharajt nisi gjithçka, ku me përulje shprehën respektin e thellë para varreve të Jasharëve, në krye me Bacën Shaban, Hamzën, Ademin – si kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të gjithë të rënëve tjerë dëshmorë, që sakrifica e tyre sublime për atdhe, na obligon të gjithë pa përjashtim, të punojmë me angazhim të lartë, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve të kombit!

Weelnes

Postimi i plotë i Nurës:

Vizita e parë pas marrjes së përgjegjësive të reja, detyrueshëm bëhet aty ku nisi gjithçka, në Kompleksin e sotëm Përkujtimor “Adem Jashari”, ku me përulje shprehim respektin e thellë para varreve të Jasharëve, në krye me Bacën Shaban, Hamzën, Ademin – si kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të gjithë të rënëve tjerë dëshmorë, që sakrifica e tyre sublime për atdhe, na obligon të gjithë pa përjashtim, të punojmë me angazhim të lartë, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve të kombit!
Nderime të larta institucionale bëmë sot së bashku me nënkryetarin z.Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit, znj.Spahiu, deputeten e Parlamentit të Kosovës, znj.Ariana Shoshi-Musliu, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe qytetarë të tjerë.
Lavdia u takon Jasharëve!

Pellini