Medi
KOSOVËLAJME

Fahrush Rexhepi në Viti: Takime me qytetarë dhe vizitë te familja e dëshmorit Florin Maliqi

 

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Fahrush Rexhepi së bashku me ministrin e MBPZH-së, Imri Demelezi kanë pritur në Viti ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan Mitropol.

Medi

Rexhepi i cili në listë mban numrin 65, tha se së bashku me Demelezin e Maqedoncin vizituan familjen Ahmeti e më pas vizituan edhe familjen e dëshmorit të kombit Florin Maliqi në Sodovinë të Çerkezëve.

Postimi i plotë:

Bashkë me ministrin e MBPZH-së, Imri Demelezi, si dhe me kandidatin për deputet Arsim Ademi, mirëpritëm në Viti ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Fillimisht pimë nga një kafe në qendër të qytetit të Vitisë, e më pas vazhduam në familjen Ahmeti, ku u mirëpritëm nga Rizah Ahmeti, ish-ushtarak dhe pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Së bashku me ministrin Maqedonci ishim për vizitë edhe te familja e dëshmorit të kombit Florin Maliqi në Sodovinë të Çerkezëve, ku na priti ngrohtësisht babai i dëshmorit, Baki Maliqi, së bashku me familjarët.

116✅Lëvizja Vetvendosje
31✅Arsim Ademi
65✅Fahrush Rexhepi

#siguridhebegati
#mosleshope

Active