
Ditë më parë organizata Islamic Relief Kosova, nisi kampanjën për mbledhjen e të hollave me të cilat do të blehen çanta për fëmijët jetim, shkruan Mitropol.
E kur kësaj kampanje i erdhi fundi, njëri nga anëtarët e Islamic Relief Kosova, Liridon Kurti, përmes një postimi në facebook theksoi se janë blerë mijëra çanta të cilat do iu dhurohen fëmijëve jetim para fillmit të vitit të ri shkollor.
“Mijëra çanta për mijëra jetimë dhe fëmijë të familjeve skamnore po bëhen gati për tu shpërndarë ditëve në vijim.”, shkroi Kurti.
Duhet theksuar se në kuadër të kësaj kampanje të holla dhuruan një numër i madh i donatorëve nga mbarë Kosova.
Postimi i plotë:
Mijëra çanta për mijëra jetimë dhe fëmijë të familjeve skamnore po bëhen gati për tu shpërndarë ditëve në vijim.
Me siguri lumturoheni kur e shihni që kontributi juaj po shkon aty ku duhet❤️








