Falë laboratorëve dhe pajisjeve moderne, nxënësit e shkollës së mesme teknike në Mitrovicë po zhvillojnë mësimin praktik

Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, nën kujdesin e profesorit Hilmi Loshi, kanë zhvilluar praktikën profesionale në laboratorin modern të metalurgjisë.
Në kushte bashkëkohore dhe me pajisje të avancuara, nxënësit e klasës së 11-të të profilit “Përfitues i Metaleve” kanë realizuar fazat praktike të procesit metalurgjik, duke përfshirë zhvillimin e fazës dendritike të aluminit, shkrirjen në temperaturë prej 660°C dhe fazën e ngurtësimit.
Ky aktivitet praktik ka për qëllim që t’u mundësojë nxënësve përvojë të drejtpërdrejtë në fushën e metalurgjisë dhe të thellojë njohuritë e tyre teknike në përgatitje për profesionin e ardhshëm.








