Active 2
02LAJME

Falë projektit të financuar nga OSBE, dy rrugë në fshatin Bare bëhen me ndriçim

Dy rrugë në fshatin Bare që nga dita e sotit janë bërë me ndriçim, shkruan Mitropol.

Banorët kanë njoftuar se ndriçimi i siguruar në këto dy rrugë të fshatit ka ardhur falë ndihmës financiare të OSBE-së.

Medi

Ata kanë theksuar se arsyeja se pse pikërisht në këto dy rrugë është vendosur ndriçimi ndërlidhet me sigurinë e qytetarëve kur i frekuentojnë këto rrugë.

Rrugët në të cilat është vendosur ndriçimi janë rruga kryesore dhe një pjesë e rrugës “Driton Xhafa”.

Njoftimi nga banorët:

Te nderuar Anëtar te KLSP si dhe bashkëvendës të nderuar,
Para se te filloj te foli për projektin, dëshiroi te i falënderojë përzemërsisht OSBE-ne (Erduan Gjigolli, Arbenore Imeri-Mikullovci, etj ) qe kemi gjetur përkrahjen ne çdo sfide, Policin e Kosovës qe çdo here kane qene te gatshëm ne përkrahjen e kërkesave tona si dhe një falënderim i veçante te gjithë anëtareve te grupit KLSP-Bare.
Ju njoftojmë se projekti për ndriçim është përfunduar ne Fshatin Bare, tani ndriçimi i rrugës kryesore si dhe një pjesë e rrugës Driton Xhafa është funksionalizuar.
Arsye se pse janë zgjedhur këto dy rruge është qe te rrisim sa ma shume sigurinë e qytetareve ne Bare, sepse janë rrugët ma te frekuentuara nga vendasit dhe qytetaret tjerë. Projekti ka qene i vogël dhe ka qene e pa mundshme qe ti përfshijmë te gjitha rrugët po shpresojmë qe ne te ardhmen te gjejmë edhe përkrahjen e Komunës se Mitrovicës.
Do te vazhdojmë me projektet tjera vullnetare, qe te ofrojmë qytetareve te vendit sa me shume siguri, mbështetje ne kërkesat e tyre, aktivitete kulturore për te rininë etj
Me respekt,
Berat Osmani

Active 1