
Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.
Namazi i Fitër Bajramit është falur sot në orën 06:23 të mëngjesit.
Namazi i Fitër Bajramit në Vushtrri është falur me ceremoni qendrore në Palestrën Sportive “Jeton Tërstena” në Vushtrri, ku edhe ishte një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Gjithashtu në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi si dhe Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova./VushtrriaOnline/







